Rritja e bashkëpunimit ekonomiko-kulturor, si dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, ishin ndër temat kryesore të takimit mes Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadorit jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike mund të shihet si mundësi për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe ndëraktivitetit mes dy vendeve tona.
Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi se është e rëndësishme mbështetja nga Republika e Irlandës në procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ambasadori Gargan biseduan edhe për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
Palët theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve dhe mundësinë e një perspektive të bashkëpunimit kulturor në përafrimin e popujve me njëri-tjetrin./arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...