Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Republikën e Kosovës, Ronan Gargan, ndërsa e ka falënderuar për mbështetjen që Irlanda vazhdon t’i ofrojë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në njoftimin për media thuhet se zëvendësministri Ahmeti dhe ambasadori Gargan biseduan mbi raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe shqyrtuan mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të tyre nëpërmjet bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si të ekonomisë, sigurisë e kulturës.
Zëvendësministri Ahmeti njoftoi ambasadorin për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai theksoi se anëtarësimi sa më i shpejtë do të kishte efekte jashtëzakonisht të mira për të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në fund, Ahmeti e falënderoi Gargan për mbështetjen e përhershme që Irlanda i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zhvillim të brendshëm të vendit. /arbresh.info/
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu