Policia shqiptare ka publikuar pamjet e momentit kur palombarët arritën të gjenin armët me të cilat dyshohet të jetë grabitur banka e nivelit të dytë në Koplik.
“Gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik, Malësi të Madhe”, shkruan policia bashkëngjitur videos.
Policia e Shkodrës bëri të ditur këtë të diel se arriti të vërë në pranga 3 persona, dy prej të cilëve vëllezër, të cilët dyshohen si autorë të grabitjes së bankës rreth 3 javë më parë.
3 personat e maskuar dhe me armë kanë arritur të kryejnë grabitjen brenda 120 sekondave.
Të tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 9 maj, nën kërcënimin e armës, hynë në degën e BKT-së, në Koplik ku morën një sasi të konsiderueshme parash. Më pas, ata u larguan me një mjet “Golf 3”, pa targa, të cilën e dogjën tek “Rrethrrotullimi i Bajzës”.
Më pas, grabitës kërcënuan një shtetas në rrugë dhe i morën makinën për t’u larguar drejt fshatit Shegan ku hodhën dhe armët në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”.
Deri tani, palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov.
Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të të arrestuarve u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe 9 kilogramë kanabis./A2 CNN
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...