Bregdeti duket zgjedhja e shumë pushuesve për të kaluar ditët e nxehta të fillim Qershorit, e me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Këtë të shtunë plazhi i Shëngjinit në Lezhë është plot. Janë kryesisht vendas, apo vizitorë nga Kosova që e kanë kthyer në destinacionin e tyre të parapëlqyer.
“Ky është viti i tretë që vij këtu në Shëngjin. Organizimi shumë i mirë, restorantet plot, shërbim i shkëlqyer”.
“Prej Gjilanit të Kosovës, në përgjithësi kushtet janë të mira, pastërti ka, vijmë çdo fundjavë”.
Të paktë nuk ishin pushuesit as në plazhet e Durrësit.Ata kanë preferuar të kalojnë ditën pranë detit, për shkak të motit dhe të shërbimeve.
Në Durrës janë akomoduar edhe turistët e ardhur nga vendet nordike, të cilët kanë prenotuar paketa 1-javore pranë bregdetit Adriatik./tvklan/
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...