Pasi konfirmoi se është në një lidhje të re, Robert Berisha ka rrëfyer për herë të parë se si është njohur me Laureta Maqedonci. Artisti theksoi se lidhja me Lauretën e ka bërë që të besojë për herë të parë në horoskopi për faktin se ata kanë tipa të njëjtë.
“Kam qenë i plotësuar gjithmonë në lidhje dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar.
Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”, u shpreh ai duke treguar më pas dhe se si është njohur me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën. “Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur.
Ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura por kështu deshi fati. Kam goditur siç më goditi kamioneta“, tha Roberti duke iu referuar aksidentit ku u përfshi ditën e sotme./arbresh.info/
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...