Një nxënës i një shkolle në SHBA është arrestuar së fundmi nga autoritetet e policisë dhe arsyeja ka qenë tepër e fortë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se fëmija ka kërcënuar të kryejë vrasje masive në shkollën e tij.
Sipas gazetës britanike “The Sun” 10-vjeçari u arrestua vetëm pesë ditë pas masakrës në shkollën fillore në Teksas ku një adoleshent vrau me automatik 19 nxënës dhe dy mësuese.
10-vjeçari është arrestuar, pasi të shtunën e 28 majit ka shkruar një mesazh në të cili thuhet se në shkollën e tij do të derdhet gjak.
Sipas The Sun, djali dhjetë vjeçar nga shkolla fillore Patriot në Cape Coral, Florida, dyshohet se i dërgoi një mesazh shokut të tij duke pretenduar se kishte blerë katër automatikë.
Sherifi i Ovaldes ka mbrojtur publikisht arrestimin e nxënësit të mitur .
Edhe pse ai pranoi se djali është vetëm 10 vjeç dhe truri i tij nuk është zhvilluar plotësisht, ai argumentoi se edhe kërcënimet e rreme kanë pasoja reale. “Një fëmijë që tërheq këmbëzën ka të njëjtin efekt,” tha ai. “Kur një 10-vjeçar shtyn këmbëzën, pasojat janë të njëjta pavarësisht moshës së tij”, tha efektivi i zonës./gsh/
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës