Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Ministri po ashtu e njoftoi Ambasadoren më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave ai theksoi se kanë zgjeruar masat përkrahëse për sektorin e bujqësisë, përmes të cilave synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.
Ndër tjerash, Ministri Peci e ka falënderuar Ambasadoren Ziv për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, si dhe i ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e reja diplomatike e bilatarale.
Gjithashtu, Ministri i shprehu vullnetin e tij që këto marrëdhënie t’i zgjerojnë edhe në sektorin e bujqësisë, përmes mundësisë së investimeve, studimeve e vizitave kërkimore./arbresh.info/


Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar