Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Muharrem Fejza” këtë të shtunë.
Bashkë me të do të pastrohen edhe rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë, shkruan arbresh.info.
Pastrimi do të bëhet nga ora 09:00, teksa pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbra në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që sot të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare në mënyrë që të mos pengojnë punimet.
“Lusim qytetarët për bashkëpunim, pasi në rast të mos respektimit të këtij njoftimi, Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi për dëmtime të mundshme të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...