Burri i një prej mësuesëve të vrara nga të shtënat masive në Uvalde, Teksas thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër dy ditë pas ngjarjes.
Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb, transmeton portal arbresh.info
Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë nga një person i armatosur që la të vdekur 21, përfshirë 19 fëmijë.
Çifti – i cili ishte i martuar prej 24 vitesh – ka lënë pas katër fëmijë.
Në Twitter, një nip i zonjës Garcia, John Martinez, tha se zoti Garcia “u nda nga jeta për shkak të pikëllimit” pas vrasjes së gruas së tij.
Mediat lokale shkruajnë se burri i të ndjerës pësoi sulm në zemër.
Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Martinez tha për New York Times se mësuesja Garcia u gjet nga oficerët “duke mbrojtur fëmijët me përqafim”./arbresh.info/
https://twitter.com/fuhknjo/status/1529870121023557632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1529870121023557632%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-61569655
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...