Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një shkollë në Uvalde në Teksas, ku humbën jetën 19 nxënës dhe 2 mësues.
Kurti përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se është i tronditur nga ky rast.
“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.
Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër./arbresh.info/
Kurti në Malishevë, iu flet të gjithëve një nga një për fill...
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...