Në parashaikimin e motit për ketë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë javës së ardhshme.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.
UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
IHK thekson së gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri