Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më në formë në top pesë kampionatet evropiane.
Sulmuesi francez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e skuadrës gjermane RB Leipzig.
Në 51 ndeshje zyrtare këtë edicion, Nkunku ka arritur të shënojë 34 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë në të gjitha garat.
Kjo ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Chelsea, Man Utd, Milan, Inter, Arsenal, Man City e Bayern Munich të shprehin interesim për transferimin e tij.
Por së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se Bayern Munich është favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin.
Trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann e pëlqen shumë francezin dhe ka kërkuar ribashkimin me të tani në Allianz Arena.
Duke parë se Robert Lewandowski është drejt largimit nga Munichu, bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e Nkunkus.
Dëshira e lojtarit është të luaj në një klub të madh dhe të luftojë për trofe dhe largimi i tij këtë verë nga RB Leipzig është mëse i mundur, por vazhdon të mbetet pikëpyetje skuadra se ku do ta vazhdojë karrierën francezi.
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...