Drejtoresha e shkollës së fshatit Besi të Prishtinës, Xhevrie Osmani, thotë se nxënësit që dyshohet se u helmuan në Mitrovicë, po kthehen në shtëpi.
Ajo tha se pasi janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe ligjore, të njëjtit po kthehen te prindërit.
“Sot, shkolla jonë ka pasur vizitë me karakter mësimi në muzeun e kristaleve në Mitrovicë. Sa për t’i gëzuar fëmijët pak i kemi dërguar për t’i ushqyer në njërin prej restoranteve këtu në Mitrovicë te liqeni dhe pastaj kanë filluar simptomat tek 10 fëmijë”.
“Dy mësimdhënëse, si pasojë e shqetësimit, kanë marrë tretman mjekësor. Prindërit janë të njoftuar për gjendjen dhe janë duke pritur t’i kthejmë fëmijët në shtëpi. Tre prindër kanë ardhur deri këtu, ndërsa unë kam komunikuar me të gjithë prindërit”, tha ajo për Klan Kosova.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...