Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në ambientet e kryeministrisë me anë të një ceremonie shtetërore.
Në orën 11:15 pritet që Michel dhe Rama të dalin në një konferencë për mediat.
Presidenti i KiE prej ditësh ndodhet në Ballkan në kuadër të një turi ku në fokus janë proceset integruese të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Ndërkohë kryeministri Rama vijon të këmbëngulë se nëse nuk ka një vendim pozitiv për negociatat deri në Qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE./tvklan/

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin