Telenovela “Kylian Mbappe” duket se është drejt fundit, ndërsa tashmë duket se destinacioni i sulmuesit do të jetë kryeqyteti i Spanjës, jo ai i Francës.
Gazetari i njohur sportiv, Alessandro Alciato, ka bërë me dije në një postim në “Twitter” se francezi do të bashkohet me skuadrën e Real Madrid përpara finales së Champions League ndaj Liverpool, që do të luhet me 28 maj.
“Zyrtarizimi i Mbappe te Real Madrid do të vijë shumë shpejt. Para se skuadra e Ancelottit të luajë finalen e Champions League. Numërimi mbrapsht ka filluar.”-shkroi gazetari.
Pra para datës 28 maj Mbappe do i japë lamtumirën Parisit, për t’u transferuar në Madrid të Spanjës dhe për të nisur një etapë të re në karrierën e tij. /Top Channel/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...