Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Odës së Noterëve të Kosovës, uroi Odën dhe të gjithë noterët, duke vlerësuar se shërbimi i noterisë vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i pazëvendësueshëm, si për qytetarët ashtu edhe për funksionimin dhe konsolidimin e mirë të sistemit të drejtësisë.
Haxhiu u zotua se brenda mandatit të saj dhe gjatë këtij viti, do të përkujdeset që t’i emërojë noterët e rinj në një proces të ligjshëm dhe të drejtë.
Në fjalën e saj, ministrja tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në kuadër të profesioneve të lira në drejtësi, dhe se do të vazhdojë përkushtimi për të forcuar edhe më tej këtë segment të drejtësisë.
Ajo përmendi se një proces tjetër aktual, është hartimi i aktit të ri nënligjor për Tarifat Noteriale, për të cilin është duke u punuar së bashku me Odën e Noterëve të Kosovës.
Me këtë akt nënligjor do të mundësohet lirim nga pagesa e tarifave noteriale për disa kategori të qytetarëve, si dhe do të ri-rregullojnë aspektet e tjera lidhur me zbatimin e këtyre tarifave.
Ministrja theksoi edhe faktin se me mbështetjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, kanë ideuar digjitalizimin e sistemit noterial, dhe se ky projekt është planifikuar të nisë gjatë këtij viti./arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...