Të rinjtë janë çelësi i zhvillimit të futbollit. Ne tani jemi duke parë shumë futbollistë të talentuar në top-klube të ndryshme evropiane.
“Technosports.co.in” e ka publikuar një artikull me top-dhjetë futbollistët me më së shumti kontribute në golat e shënuar në kampionatet evropiane.
Në këtë listë i përfshirë është edhe një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për yllin e Llapit, Valmir Veliu.
Veliu zë vendin e dhjetë në këtë listë me nëntë gola dhe 16 asistime.
Ndërkaq, vendin e parë e zë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior me 18 gola dhe 19 asistime.
Ky medium shkrimin për Veliun e nis në këtë formë:
“Anësori kosovar i Llapit, Valmir Veliu ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 16 asistime në edicionin aktual. Derisa ai ka realizuar tetë gola dhe shtatë asistime në Superligën e Kosovës, është golashënuesi i pestë dhe i treti sa i përket asistimeve në këtë kompeticion”.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A