Kapiteni i Real Madrid, Marcelo dëshiron një kontratë të re.
Marca thotë se kontrata e brazilit skadon më 30 qershor dhe gjatë gjithë sezonit është folur për të ardhmen e mbrojtësit të krahut.
Gjithçka duket se tregon se koha e tij në Real Madrid ka përfunduar, në pritje të asaj që do të ndodhë në finale e Champions League më 28 maj në Paris.
Në prag të ditëlindjes së tij të 34-të, mbrojtësi i Real Madridit ende ndjen se ka forcën dhe aftësinë për të vazhduar me skuadrën që iu bashkua në vitin 2007 në moshën 18-vjeçare, ku ai është bërë lojtari që ka fituar më shumë tituj me Los Blancos.
Deri më tani këtë sezon, Marcelo ka luajtur në 17 ndeshje, ku bien ë sy kontributin e tij në kohën shtesë kundër Chelseat, ndeshje në të cilën ai u dëmtua menjëherë pas hyrjes në fushë, por duke pasur parasysh nevojat e skuadrës së tij, ai vazhdoi të luajë me një problem muskulor.
Drejtorët e Real Madridit janë në pritje të përfundimit të sezonit përpara se të marrin ndonjë vendim përfundimtar. Ndërsa është e vërtetë që Luka Modric tashmë është në dijeni të synimit të klubit për të rinovuar kontrataën e tij, e cila gjithashtu skadon më 30 qershor 2022, në rastin e Marcelos nuk ka pasur asnjë komunikim për këtë./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...