Të gjithë personat që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të marrin sot përgjigje.
Duke nisur nga ora 18.00, shqiptarët mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo. Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.
Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.
Përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.
Në pritje për përzgjedhjen janë rreth 240 mijë shqiptarë.
Një dramë e shoqërisë sonë është emigrimi i shqiptarëve, sidomos i rinisë.
Shqipëria po shpopullohet çdo vit e më shumë teksa të shumtë shqiptarë tentojnë të gjejnë ”shtëpinë” e tyre diku tjetër.
Për qindra mijëra shqiptarë, të pakënëquar me kushtet në vend dhe mënyrën e qeverisjes, çdo vit kërkojnë të largohen dhe një mundësi shohin edhe lotarinë amerikane.
Raportet e hërëpashershme të institucioneve vendase e të huaja zbulojnë një braktisje masive të vendit kryesisht nga të rinjtë. Problematika është vënë shpesh herë në pah, megjithatë nga qeveria nuk duket të ketë ndonjë përpjekje reale në zbutjen e kësaj plage të shoqërsisë./BN/
Rëndësia e vitaminave dhe mineraleve në dietën tuaj
Rriten rastet me fruth në Kosovë
Pas Modric një tjetër lojtar i thotë lamtumirë Real Madridit...
Këta persona po kërkohen për veprën penale “Asgjësim apo dëm...
Berisha: 11 Maji ishte farsë elektorale, jo zgjedhje
Rasti i raportuar si rrëmbim nga e mitura në Fushë Kosovë, r...