Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit B.G., në drejtim të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personi i lartcekur, më 05.05.2022, fillimisht është arrestuar nga policia në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, me ç’ rast të njëjtit i është gjetur një sasi e vogël substancë narkotike e llojit marihuanë, dymijetreqindenjëzet (2320) euro dhe një thikë. Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim nga gjyqtari i procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: dyzetetetë (48) qese të vogla me 39 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një (1) peshore digjitale, një (1) armëAK47 me një karikator dhe 50 fishekë dhe një (1) revole me një karikator dhe 8 fishekë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj kësaj çështje penale do ndërmerren veprimeve hetimore deri në epilogun përfundimtar./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...