Me rezultat 2-1, Interi ka fituar përballë Udineses në Dacia Arena – Stadio Friuli në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Nerazzurrët bënë paraqitje të mirë në gjysmën e parë, në të cilën krijuan epërsi prej dy golash. Ivan Perisic e zhbllokoi rezultatin (12’) duke shënuar me kokë pas harkimit të Federico Dimarcos nga këndi.
Një ndërhyrje në Edin Dzekon, pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e ndëshkoi me njëmbëdhjetëmetërsh. Lautaro Martinez mori përgjegjësinë, por e goditi shtyllën nga pika e bardhë.
Megjithatë, reagimi i argjentinasit ishte i menjëhershëm duke e shfrytëzuar topin e kthyer dhe realizoi me kokë (39’).
Në minutat e fundit, zikaltrit duhej të ishin të kujdesshëm, pasi që Ignacio Pussetto e shfrytëzoi një top të kthyer për ta ngushtuar rezultatin.
Arturo Vidal arriti ta fuste topin në rrjetë në vazhdim, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Falë kësaj fitoreje, Interi ruan diferencën dypikëshe prapa Milanit në garën për titullin e kampionit kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund.
Vendos goli i Viniciusit, Reali fiton ndeshjen e parë të pla...
Kosova feston Pavarësinë, reagon Vuçiç: 18 vite më parë u ha...
Popullsia e Gjermanisë drejt tkurrjes me 5 për qind deri në ...
PSG fiton me rikthim ndaj Monacos ndeshjen e parë të play-of...
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...