Kapelat shumëngjyrëshe të quajtura “enkofira”, të përdorura nga muslimanët e Ugandës, konsiderohen prej vitesh si simboli i muajit të Ramazanit në këtë vend, shkruan Anadolu Agency (AA).
Muslimanët e Ugandës mbajnë kësulat e tyre tradicionale, ndërsa vishen kryesisht me rroba të bardha dhe të gjata gjatë Ramazanit.
Edhe pse kësulat me ngjyra dhe qëndisje të ndryshme përdoren nga muslimanët në jetën e përditshme, ato preferohen veçanërisht gjatë Ramazanit.
Enkofira shihet si një lloj simboli i muslimanëve në Ugandë, ku besimtarët muslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku.
Nga kapela tradicionale kuptohet që mbajtësi është musliman dhe kështu respektohen ndjeshmëritë fetare të tij.
Të sjella nga muslimanët arabë
Kapelat e përdorura nga muslimanët arabë që erdhën në Afrikë shekuj më parë, u bënë të përhapura në mesin e popullit suahili.
Kësulat me emrin “Enkofira” ndryshuan ngjyrë dhe formë me kalimin e kohës dhe iu përshtatën kulturës afrikane.
Këto kapela, të cilat janë pak të gjata dhe më të mëdha, prodhohen me qëndisje me dorë. Ngjyrat kafe, të verdha dhe bordo janë më të preferuarat.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës