Qytetarët do ta blejnë vajin për gatim më shtrenjtë. Është ky vendimi I fundit të Bordit të Çmimeve të Shportës sipas të cilit vaji do të shitet për 381 lekë litre, 60 lekë më shumë nga sa ishte përcaktuar dhe shitur në treg sipas vendimeve të mëparshme të bordit.
Me gati 5 lekë është rritur edhe çmimi i orizit dhe do të shitet në markete e supermarkete për 109 lekë kilogrami.
Ndërsa çmimi I miellit dhe sheqerit me vendimin e ri është ulur lehtë. Sipas tij, një kilogram miell konsumatorët do ta blejnë për 79 lekë, ndërsa sheqerin jo më shumë se 121 lekë, 2 lekë më pak nga sa shitej deri më tani.
Vendimi i bordit të çmimeve të shportës për këto katër produkte bazë të përzgjedhura ka hyrë sot në fuqi dhe do të zbatohet nga tregtarët e shumicës dhe pakicës deri në vendimin e ardhshëm./tch/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...