Elon Musk dhe Jeff Bezos janë dy personat më të pasur në botë, numri një dhe numri dy i renditjes.
Mes tyre nuk ka simpati, dhe kjo dihej, madje janë konkurrentë në shumë fusha të ndryshme, deri te udhëtimet hapësinore, njëri me XSpace, tjetri me Blue Origin.
Por blerja e bujshme e Musk të një prej mediave sociale kryesore në botë, Twitter, për shifrën e 44 miliardë dollarëve, rrezikon të shndërrojë antipatinë dhe rivalitetin në përballje të hapur.
Bezos, krijuesi i Amazon, postoi pikërisht në Twitter një postim ku komentonte një artikull të një gazetari të New York Times, i cili shtjellonte tezën që Musk është shumë i lidhur ekonomikisht me Kinën, dhe se kjo mund të përfaqësonte një rrezik për lirinë shprehjes në Twitter.
“Mos vallë Kina ka fituar pushtet në sheshin e fshatit”, term me të cilin Bezos ironizon pikërisht rrjetin social tashmë të Musk.
Nuk është hera e parë që dy miliarderët ironizojnë kompanitë e tyre. Një muaj më parë, Musk shkruante për prestigjiozen Washington Post, në pronësi të Bezos, që është “një vend i mirë për t’ia futur së qeshurës”.
Musk bleu Twitter për shifrën përrallore, por e përballueshme nga ai që revista Forbes cilëson si njeriun më të pasur në botë, me një kapital prej 273.6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla./Alsat.mk/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...