Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Transnistria – e cila kufizohet me Ukrainën – ka parë një numër sulmesh në ditët e fundit.
Kështu, qeveria e rajonit, e mbështetur nga Rusia ka vendosur “alarmin e kuq” ndaj terrorizmit.
Por Ukraina ka pretenduar se këto janë të ashtuquajturat operacione “të rremë” – një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur konfliktin.
Më parë, një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin – i njëjti pretendim që po përdoret për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.
Ndryshe, thuhet se janë 1500 trupa ruse të stacionuara në rajonin e shkëputur të Moldavisë – i cili deri më tani nuk ka hyrë në luftën e Ukrainës.
Frika është se ata mund të hapin një front të ri në Perëndimin e Ukrainës ose t’i japin Moskës një justifikim për të “shkuar tutje” deri në Moldavi. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...