Konyaspori ka triumfuar me rezultat 3-2 si mysafir i Yeni Malatyaspor në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Turqisë.
Zymer Bytyqi ishte padyshim heroi i Konyaspori, pasi me dy asistimet e tij, i siguroi skuadrës së tij tre pikë të rëndësishme.
Derisa skuadra e reprezentuesit të Kosovës po fitonte 1-0, ai asisoi për Kokan, që realizoi për 2-0 në minutën e 37-të.
GOL | Yeni Malatyaspor 0-2 Konyaspor
⚽️ 37′ Ahmed Hassan
Maç Linki, https://t.co/plTjMfGU0Q#konyaspor#malatyaspor#penalti pic.twitter.com/szuntwcKeU
— selçuksports (@selcuksportts) April 24, 2022
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi lojtarët e Yeni Malatyaspor shënuan dy herë.
Mirëpo, Bytyqi ishte sërish në listën e asistuesëve, tani për Nejc Skubic (59’), e në fund triumfuan 3-2.
Me ëto dy asistime, lojtari ynë tani ka gjashtë gola dhe tetë asistime, duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë edicion.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...