Tetë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk, i cili është një nga objektivat e rusëve.
Bilancin e ka bërë kreu i këtij rajoni Serhiy Haidai. Në një postim në Telegram, ai shkruan se gjashtë persona vdiqën kur u bombarduan qytetet Hirske dhe Zolote.
Dy gra u gjetën të vdekura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna, që u sulmua disa ditë më parë.
Haidai deklaron se edhe një stacion policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se ishte duke e përqendruar operacionin ushtarak në Luhansk dhe rajonet fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...