Gjermania duhej të kishte qenë më e pavarur nga gazi rus që pas vitit 2014, në kohën kur rusët morën Krimenë, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë për gazetën ”Der Spiegel”, që do të dalë këtë fundjavë.
Kancelari Scholz pranoi disa gabime edhe në menaxhimin e projektit ”Nord Stream 2”.
“Në raste emergjence, Gjermania duhej të financonte terminale të gazit të lëngshëm si edhe infrastruktura importi për rafineritë e naftës në Gjermaninë Lindore, edhe sikur këto të mos ishin ekonomikisht eficente”, pranoi ai.
“Ndërtimi i gazsjellësit ‘Nord Stream 2’ nuk ka qenë kurrë thelbësor për furnizimin e vendit”, shtoi Scholz.
“Problemi nuk është se ekzistojnë dy, tre ose katër gazsjellës, por fakti se që të gjithë ata vijnë nga Rusia”, tha kancelari.
Megjithatë, Scholz mohon se Gjermania ka mbështetur rusët duke anashkaluar Ukrainën, pasi kontratat parashikojnë që gazi të vazhdojë rrjedhën nëpër vendin e sulmuar tani nga Putini./tch/
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares