Më shumë se 100 njerëz kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një depo të paligjshme të naftës në shtetin nigerian të Riversit.
“Zjarri ndodhi në një depo të paligjshme dhe vrau mbi 100 njerëz, ku disa prej tyre u dogjën”, tha Komisioneri Shtetëror për Burimet e Naftës, Goodluck Opiah.
Papunësia dhe varfëria në shtetin nigerian e kanë bërë përpunimin e paligjshëm të naftës bruto në një biznes tërheqës, por me pasoja vdekjeprurëse, raporton canberrratimes.
Nafta e papërpunuar vidhet nga tubacionet në pronësi të kompanive të mëdha të naftës dhe përpunohet në rezervuare të improvizuara.
Procesi i rrezikshëm ka dërguar në shumë aksidente fatale dhe ka ndotur një rajon tashmë të dëmtuar nga derdhjet e naftës në toka bujqësore, përrenj dhe laguna./arbresh.info/
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...