Bayern Munichu ka fituar me rezultat 3-1 ndeshjen derbi ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga dhe me këtë fitore është shpallur edhe matematikisht kampion për sezonin 2021/22.
Bavarezët kanë vazhduar mbretërimin në kampionatin gjerman duke marrë edhe fitoren e pestë radhazi, pasi mposhten Dortmundit.
Pjesa e parë foli e gjitha në të mirë të Bayernit, i cili përveç raste arriti të shenojë edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 15-të me anë të Serge Gnabryt që shënoi për 1-0, ndërsa Robert Lewandowski (34’) dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-0.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por me Bayernin që nuk lëshoj terren në rrugën drejt fitores së titullit.
Dortmundi arriti të shënojë i pari me anë të Emre Can (52’) nga penalltia për 2-1, por Jamal Musiala (82’) shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë fitore, Bayerni arrin të fitojë titullin kampion në Bundesliga për herë të 10-të radhazi.
Tani Bavarezët kanë 75 pikë në vendin e parë, ndërsa Dortmundi i dyti me 63 pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...