Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që është regjistruar mbrëmjen e të premtes me epiqendër në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, ka regjistruar dhe një viktimë e disa të plagosur, sipas mediave vendase.
Mësohet se viktimë ka mbetur një vajzë, identifikuar si Elmira Sefo (e datëlindjes 1994).
Mediat në Bosnje-Hercegovinë shkruajnë se ajo banonte në Stolaci, dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku dhe ndërroi jetë, konfirmohet për median “Avaz”.
Sipas mjekëve vajza mbërriti në spital pa shenja jete.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ajo nuk shpëtoi dot. Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh raportohet se ka rënë në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac. Mediat kanë publikuar dhe foton e saj./panorama/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë