Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, i ka kërkuar dje Ministres Albulena Haxhiut, që ta lirojë nga kjo pozitë.
Sipas njoftimit të SHKK’së, arsyet kanë qenë personale. Haxhiu e ka aprovuar këtë kërkesë, derisa thuhet se e ka falenderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, z. Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues. Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe z. Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?