Futbollisti kosovar ,Granit Xhaka edhe pse në futboll e përfaqëson Zvicrën “zemra i rrah shqip”.
Mesfushori i Arsenalit e ka publikuar një video në rrjetin social “Tik Tok”, ku shihet vajza e tij duke e kënduar këngën e Elvana Gjatës “Kuq e Zi”.
Vajza e Xhakës, e cila është lindur në Angli, i di mjaft mirë këngët shqipe, përfshirë edhe atë që është bërë si një himn kur luan Kombëtarja shqiptare.
29 vjeçari e ka bërë postimin dhe e ka vendosur mbishkrimin “Krenar”.
Kjo video ka marrë miliona klikime, ndërsa Xhaka ndihet mjaft krenar me gocën e tij simpatike, e cila krahas këndimit, shihet edhe duke vallëzuar dhe në fund e lumturon dhe e bën për të qeshur nënën e saj.
Videon mund ta shihni duke klikuar KETU
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...