Me vendim të Autoritetit për Luftimin e Larjes së Parave, Autoritetet portuale në Greqi janë duke mbajtur “të bllokuar” një anije-cisternë të lidhur me Rusinë në Karystos.
Siç raporton protothema.gr, autoriteti e nxori vendimin bazuar në sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj anijeve të lidhura me Rusinë. Sa i përket rastit konkret, bëhet fjalë për anijen Pegas me flamur rus, 250 metra e gjatë dhe jo për ngarkesën.
Për shkak të një defekti mekanik, cisterna u shoqërua me tërheqje në Peloponez, ku nafta do të transportohej në një cisternë tjetër. Megjithatë, në Kepin Doro, pati kushte të pafavorshme atmosferike dhe anija u ankorua në zonën detare të Karystos.
Shoqëria administruese sipas procedurës vlerësohet se do të përpiqet përmes dokumenteve të provojë se nuk bën pjesë në listën e sanksioneve. Sipas raportimeve, nuk ka asnjë anije tjetër të interesave ruse në këtë zonë detare. /abcnews.al/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan