Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim, ambasadorin e ShBA-ve në Beograd, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, çështjet globale, situatën në rajon dhe idenë “Ballkani i Hapur”.
Ambasadori Hill siç thotë zyra e presidencës serbe, ka theksuar se e njeh mirë Ballkanin Perëndimor, se ka potencial të madh për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke theksuar nevojën për të punuar për promovimin dhe tërheqjen më të mirë të investitorëve amerikanë, përfshirë edhe nismën “Ballkani i Hapur”.
Tutje thuhet se të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se kusht për përparimin si të Serbisë ashtu edhe të gjithë rajonit është ruajtja e paqes dhe stabilitetit dhe se në këtë kuptim mbështetja e Shteteve të Bashkuara është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Po ashtu është potencuar se presidenti Vuçiq ka shprehur shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit Hill do të përmirësohen edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi