Peja ka mposhtur Ferizajn në finale me rezultat 3-1 (25-22, 18-25, 25-22, 28-26), për t’u shpallur kampione e Kupës për vitin 2022.
Pejanët fituan setin e parë me rezultat të ngushtë, teksa ferizajasit u përballën me lëndimin e pranuesit, Samuel Amorim, i cili nuk ishte i gatshëm të vazhdonte ndeshjen pas dëmtimit.
Në setin e dytë, Ferizaj u rikthye duke fituar me rezultat 18-25, por fatkeqësisht u përball me një tjetër lëndim – me korrektorin Olavo Oposta që e pësoi dhe, po ashtu, nuk arriti ta vazhdojë ndeshjen.
Peja, në anën tjetër, shfrytëzoi epërsinë numerike në bankën rezervë, duke fituar dy setet e radhës për t’u shpallur eventualisht kampion i Kupës së Kosovës.
Medaljet u ndanë nga drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), derisa pejanët festuan triumfin e merituar. MVP i finales u shpall Bardhyl Hajdaraj./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...