Sergio Aguero ka nënshkruar një marrëveshje me “Disney+”, disa muaj pas tërheqjes nga futbolli.
Në dhjetor të vitit të kaluar, argjentinasi njoftoi se duhej të tërhiqej nga futbolli për shkak të problemeve me zemër, transmeton Gazeta Express.
Tani Aguero do të prodhojë përmbajtje për “Disney+”. Ai ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, derisa ende nuk dihet saktë se çfarë do të prodhojë ish-futbollisti i Atletico Madridit, Manchester Cityt e Barcelonës.
“Ne mendojmë njësoj dhe projektet janë emocionuese. Unë jam gati”, tha 33-vjeçari.
Esta es la delantera que ahora “Vamos a jugar” ?? , KUNI – @disneyplusla @StarPlusLA @ESPNArgentina pic.twitter.com/KwDUTjiuGp
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) April 15, 2022
Që nga tërheqja e tij nga futbolli, Aguero shpeshherë është paraqitur drejtpërdrejt në kanalin e tij në “Twitch”. /Gazeta Express/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...