Karim Adeyemi pritet të jetë lojtari më i ri i gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Edhe pse zyrtarizimi ende mungon, tanimë dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për lojtarin i cili muaj më parë ka pranuar transferimin te BVB.
Sipas asaj që raporton Sky, dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e Adeyemit në Signal Iduna Park për shumën e 35 milionë eurove.
Kësisoj BVB ka fituar garën për transferimin e talentit gjerman me skuadrat si Liverpool, PSG, RB Leipzig, Barcelona e Bayern Munich.
20-vjeçari ka shkëlqyer në Austri ku në 38 ndeshje ka shënuar 20 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.
Reprezentuesi gjerman në Dortmund pritet ta zëvendësojë Erling Haaland, i cili pritet të largohet në verë nga verdhezinjtë.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...