09:00
Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve” organizon disa aktivitete për shënimin e 15 Prillit- Ditës së Personave të Pagjetur të Mitrovicës, që do të mbahet nën patronazhin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza.
09:00-Vizitë në Shtëpinë Muze në Lagjen e Boshnjakëve
10:00-Homazhe në Varrezën e Martirëve në Shipol
11:00-Orë përkujtimore në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”
12:00-Ekspozitë
10:00
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
11:00
Deputet i LDK-së, Armend Zemaj, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)
11:00
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për nder të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ju mban aktivitetin “Ekspozitë me fotografi të aseteve të tashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës”. (Hapësirat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton disa Projektligje. (Kuvendi i Kosovës, N204)
14:00
Bëhet përurimi i repartit të rinovuar të Kirurgjisë në spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, Ambasadorja e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Znj. Natasha Gomes, drejtori i SHSKUK-së, Dr. Valbon Krasniqi si dhe përfaqësues të Zyrës Zhvillimore të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë. (Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Prizren)
15:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatri i madh, ish objekti “Rilindja”)/arbresh.info/
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...