Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimeve të ish-senatorit të Dick Marty, i cili thoshte se është i kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe, në mënyrë që faji i tyre t’u lihet shqiptareve, ka kërkuar informata zyrtare nga autoritet zvicerane.
“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty, në mënyrë që pastaj t’ua lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për arbresh.info Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.
Ndërsa është bërë e ditur se presidentja do të deklarohet përsëri pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti i Zvicrës. / arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...