Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 28-vjeçari të quajtur Emra Korteshi, i cili ka qëlluar disa herë më armë zjarri ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 35-vjeçarit, Enrid Ismailaj, pas një sherri mes tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç”, njofton policia. /abcnews.al/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...