Manchester United dhe Real Madridi thuhet se janë duke duke kërkuar një lëvizje gjatë verës për sulmuesin e Evertonit, Richarlison.
Richarlison, i cili u bashkua me Watford në 2017 para se të kalonte në Everton një vit më vonë, thuhet se po përgatitet të largohet nga Goodison Park gjatë verës.
Sulmuesi brazilian në mënyrë ideale dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier, por për të ka edhe oferta tjera tunduese nga kampionatet tjera.
Sipas mediumit brazilian UOL, Manchester Unitedi dhe Real Madridi po synojnë një sulm për Richarlison në fund të sezonit.
Evertoni pritet të vendosë një çmim prej 66 milionë funtesh apo rreth 80 milionë euro për yllin brazilian.
Megjithatë, ky çmim do të jetë vetëm nëse ata mbeten në Ligën Premier, pasi ky çmim do të ulej nëse ata nuk arrijnë të mbijetojnë.
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...