Polonia do të jetë nikoqire e një konferencë donatorësh të shtunën për të ndihmuar më shumë se 11 milionë njerëz që janë dëbuar nga Ukraina nga pushtimi i Rusisë ose që janë zhvendosur brenda vendit.
Ngjarja, e cila fillon në orën 15:00 sipas kohës locale në Varshavë, u organizua nga organizata joqeveritare Global Citizen, Komisioni Evropian dhe qeveria kanadeze.
Paratë do të shkojnë kryesisht për programet e Kombeve të Bashkuara dhe iniciativat lokale të ndihmës.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, është planifikuar të paraqitet personalisht në këtë ngjarje.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau do të bashkohet përmes video-lidhjes.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti polak, Andrzej Duda.
Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, më shumë se 2.5 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin për në Poloni.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), një total prej rreth 4.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së tha këtë javë se 7.1 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të vendit të shkatërruar nga lufta./rel
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...