Massimiliano Allegri nuk njihet për besimin e lojtarëve të rinj me shanset për ekipin e parë. Kritikët zakonisht tregojnë mungesën e besimit të tij tek të rinjtë në çdo mundësi që ata marrin.
Juventus ka disa nga lojtarët e rinj më të mirë në Itali, disa prej tyre janë të huazuar në këtë sezon dhe po bëjnë vepra.
Bianconerët duhet të përfitojnë në mënyrë ideale nga talentët dhe përvoja e tyre kur të kthehen, por nuk duket se do të ndodhë dhe ata mund të kthehen sërish në huazim.
Kjo për shkak se tekniku aktual i klubit, Allegri, nuk dëshiron t’u japë shanse lojtarëve që janë shumë të rinj, sepse i konsideron ata të pazhvilluar.
Duke shpjeguar vendimmarrjen e tij në lidhje me shanset e lojës, tekniku italian këmbëngul se përvoja vjen me moshën.
“Vitet e fundit kam vënë re se ka një tendencë në Itali për t’i konsideruar fëmijët si kampionë pas dy ose tre ndeshjeve, por kjo po i nxiton ata përpara afatit”, tha Allegri për Football Italia.
“Një lojtar 20-vjeçar nuk mund t ëketë kurrë pjekurinë e një 28-vjeçari”, përfundoi ai./Arbresh.info
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve