Dy persona kanë vdekur të enjten, 7 prill, nga të paktën një sulmues në qendër të Tel Avivit në Izrael.
Ky është sulmi i katërt i tillë brenda dy javëve në këtë vend.
Disa prej të shtënave me armë zjarri është raportuar të kenë ndodhur në rrugën Dizengoff, njëherësh një prej rrugëve me më së shumti qarkullim në këtë qytet.
Sipas raportimeve fillestare, një sulmues është vrarë dhe i dyti është në arrati.
Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës së sulmit që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
“Mos u largoni nga shtëpitë. Mos vendosni kokat jashtë dritareve. Largohuni nga ballkonet”, ka thënë Policia për televizionin, Kanal 13.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, është thënë se po njoftohet për situatën në selinë e ushtrisë në Tel Aviv./REL/
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...