
Serbian and Kosovo flag, conflict concept
Kosova dhe Serbia kanë vazhduar me negociatat në Bruksel, me ndërmjetësimin e Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se grupet punuese kanë negociuar sot për cështjen e targave.
Lajcak tha se është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon.
Ai shtoi se kjo është përgjegjësi e Kosovës dhe Serbisë që të bien dakord për një zgjidhje.
“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të grupeve punuese për targat. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, shkroi Lajcak./arbresh.info

Experts of Kosovo and Serbia met in Brussels today for the 7th meeting of the WG on Licence Plates. With the deadline approaching, it’s urgent to reach a compromise to improve the freedom of movement in the region. It’s the responsibility of both parties to agree on a solution.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 7, 2022
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...