Penza mundi Bashkimin 85:64 në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it në gjysmëfinalen e tretë, duke u kualifikuar në finale.
Një ndër basketbollistet më të mira në parket te skuadra pejane ishte Vanesa Bojku. 18-vjeçarja ndaj Bashkimit kishte nëntë pikë, katër kërcime, një asistim, një top të vjedhur dhe një bllokadë. Ajo luajti 25 minuta në sfidën e tretë të “Play-off”-it, duke arsyetuar plotësisht besimin e trajnerit, që gjithnjë e më shumë po i jep minuta në parket.
Bojku është 18 vjeçare, ndërsa ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës dhe shihet si një basketbolliste me të ardhme të ndritur.
Vanesa është një basketbolliste mjaft e talentuar, por edhe luftarake. Këtë po e dëshmon në çdo ndeshje që i jepet hapësirë.
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...