Agjentët e yllit të Real Madridit, Marco Asensio kanë konfirmuar interesimin nga Milani dhe Arsenali.
Reprezentuesi spanjoll kaloi disa ditë në Itali gjatë pushimit ndërkombëtar duke ndezur spekulimet për një lëvizje të mundshme në qytetin e modës.
Milani është në marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin pas nënshkrimeve të fundit të Brahim Diaz dhe Theo Hernandez. Sipas Sportmediaset, agjentët e lojtarit janë takuar me drejtuesit e Milanit disa javë më parë dhe përfaqësuesit e Asensio kanë konfirmuar interesimin e kuqezinjve.
“Ne jemi krenarë për interesimin e Milanit. Kuqezinjtë janë një opsion edhe nëse ka oferta nga disa klube angleze, përfshirë Arsenalin. Ne jemi të gatshëm të vlerësojmë çdo opsion.”
Milani do të jetë në kërkim të një anësori të ri sulmues dhe një mesfushor sulmues gjatë verës. Kontrata e Asensio skadon në qershor 2023 dhe Real Madrid thuhet se i ka ofruar atij 5 milionë euro në vit plus shtesa. Sipas raportit, ata presin një përgjigje para përfundimit të sezonit, por Asensio ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
26-vjeçari po pret të dijë nëse Kylian Mbappé do të transferohet në Bernabeu si lojtar i lirë në fund të sezonit dhe, nëse kjo ndodh, ai mund të vendosë të largohet për të pasur më shumë minutazhë diku tjetër. /GE/
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...