Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar në ora 11:00.
43 delegatë janë të pranishëm në Kuvend nga 58 të mundshëm, derisa disa nga klubet kanë bojkotuar atë.
Disa nga drejtuesit e klubeve që kundërshtojnë këtë Kuvend janë mbledhur së bashku jashtë zyrës së FFK-së, në mesin e tyre edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Ai foli para mediave, ku tha se nuk pranuan të marrim pjesë në këtë Kuvend të jashtëligjshëm.
“Ne si “grup opozitar” nuk pranuam të marrim pjesë në këtë Kuvend të jashtëligjshëm. Kandidatura e Gramoz Vokrrit ka qenë legjitime, ne nuk e kemi pasur të drejtën e votës në mënyrë demokratike”.
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...