Janë ndër çiftet më simpatike të estradës dhe dashurinë për njëri-tjetrin e tregojnë vazhdimisht me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, te cilët prej vitesh po shijojnë një histori të bukur dashurie.
Dyshja janë pothuajse të pandashëm duke qenë se Genc Halimi (emri i plotë) është gjithashtu DJ zyrtar i artistes së njohur.

Një foto ku shihen së bashku e ka ndarë se fundi Geek teksa shihet duke qëndruar prapa Dafinës duke i dhuruar një puthje në kokë.
Krijuesja e shumë hiteve dukej në formë të mirë pa makijazh, bluzë të shkurtë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me pantallona të zi.
Në anën tjetër DJ Geek shihet I veshur me një këmishë dhe xhinse blu, të përshtatu me bluzë dhe xhaketë të gjelbër.
Ndryshe, kujtojmë që Dafina aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Muma “Dashni”, ndërsa ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor./Telegrafi/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit